Trajkoviq thotë se serbët e veriut duhet t’i pranojnë policët e rinj të Kosovës

Rada Trajkoviq ka thënë se është e rrezikshme që qytetarët serbë të veriut të mos i pranojnë për mbajtës të rendit serbët e qyteteve të tjera të Kosovës, të cilët janë rekrutuar së fundmi

Rada Trajkoviq – kryetare e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës

Politikania serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq, që aktualisht është këshilltare e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, në Qeverinë e Kosovës, thotë se serbët e veriut duhet t’i pranojnë policët e rinj, që janë serbë të komunave të tjera të Kosovës.

Trajkoviq ka thënë se është e rrezikshme që qytetarët serbë të veriut të mos i pranojnë për mbajtës të rendit serbët e qyteteve të tjera të Kosovës, të cilët janë rekrutuar së fundmi.

“Duke refuzuar pranimin e policëve serbë të Kosovës nga pjesët tjera të Kosovës, serbët në veri po forcojnë argumentin malinj se si komunitet nuk e përkrahin sundimin e ligjit. Është e rrezikshme. Veriu duhet të ketë një forcë policore që pasqyron përbërjen etnike të komunitetit shumicë në mënyrë që ligji të zbatohet efektivisht”, ka shkruar Trajkoviq.

“Serbët që punojnë në Policinë e Kosovës nuk janë më pak serbë se vëllezërit e tyre në veri dhe ata duhet të pranohen si vëllezër. Nëse veriu mund të toleronte për vite me radhë njerëzit e pushtetshëm vendas “të tij”, të cilët persekutonin disidentët në mënyrë të papërgjegjshme (dhe deri në shfarosje), çfarë i shqetëson ata me këta njerëz”, pyet ajo.

Sipas saj, serbët e veriut duhet ta shfrytëzojnë vëmendjen e ndërkombëtarëve për të marrë vendim për të ardhmen e tyre.

“Serbët në veri duhet të marrin një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tyre: duan të ndërtojnë jetë normale për veten e tyre në Kosovë apo vazhdojnë të ndjekin ata që i sollën në këtë situatë? Ata aktualisht kanë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar dhe është e rëndësishme që më në fund ta përdorin këtë vëmendje me mençuri dhe saktësi”, thuhet në reagimin e Trajkoviqit.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika