101 vjet marrëdhënie diplomatike në mes Shqipërisë e ShBA-ve

Gjatë këtyre 101 viteve të marrëdhënieve diplomatike, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe ShBA kanë kaluar shumë sfida dhe ndërprerje, por gjithmonë kanë pasur një dimension të rëndësishëm strategjik dhe miqësor

Shqipëria dhe ShBA shënojnë 101-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-ShBA kanë nisur më 28 korrik 1922, pak muaj pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku ish-presidenti amerikan, Wilson, doli në krah të shqiptarëve.

Këto marrëdhënie patën një ndërprerje prej 52 vjetësh gjatë pushtimit italian dhe regjimit komunist për t’u rivendosur sërish më 15 mars 1991, me përmbysjen e regjimit dhe vendosjen e demokracisë.

Ambasadori i parë amerikan në Tiranë ishte Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 dhjetor 1922. Ndërsa, William Rajerson u bë ambasadori i parë amerikan pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve në 1991.

Ambasadori i parë shqiptar në Uashington ishte Faik Konica, i cili u emërua në këtë detyrë në vitin 1929 nga Ahmet Zogu.

Zyrtari i parë i lartë i ShBA-së që vizitoi Shqipërinë, ishte sekretari Amerikan i Shtetit, James Baker, i cili erdhi në Tiranë më 21 qershor 1991, 3 muaj pas rivendosjes së marrëdhënieve.

Ndërsa presidenti i parë i ShBA-së që vizitoi Shqipërinë ishte ish-presidenti, George W. Bush, më 10 qershor 2007.

Ndryshe, vitin e kaluar, në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike ShBA-Shqipëri janë zhvilluar disa aktivitete të ndryshme, ku është theksuar partneriteti i ngushtë mes dy vendeve dhe se ShBA mbetet një nga aleatët strategjik të Shqipërisë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika