Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi serb me inicialet Z.A., i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë.

Fotografi ilustruese

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka njoftuar të premten se ka ngritur një aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një personi nga komuniteti serb me inicialet Z.A, mbi dyshimet për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, ekziston dyshimi se gjatë periudhës së luftës në Kosovë, personi me inicialet Z.A. ka bashkëvepruar me pjesëtarë të policisë serbe të veshur me uniforma të tyre dhe të armatosur.

Ata dyshohet se kanë ndaluar dhe torturuar një qytetar të dëmtuar me inicialet B.M. në qendër të qytetit të Kamenicës, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe traumat.

Gjithashtu, sipas njoftimit të PSRK-së, ata kanë kërcënuar me jetë për një orë e gjysmë.

Veprimet e tyre konsiderohen si shkelje e ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë.

“Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri Z.A, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të policisë serbe, i uniformuar me uniformë të policisë serbe dhe i armatosur, e kishte ndaluar në qendër të qytetit të Kamenicës të dëmtuarin B.M. duke e torturuar në mënyrë ç‘njerëzore, maltretuar dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, traumë dhe pasoja në shëndet, si dhe duke e kanosur seriozisht për jetë për një orë e gjysmë, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë”, thuhet në njoftim.

Përveç kësaj, Z.A. bashkë me grupin e tij dyshohet se kanë marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës dhe rrethinës së saj.

Ai akuzohet gjithashtu se ka marrë pjesë në plaçkitje të shtëpive dhe dëmtim të pronës së banorëve shqiptarë, duke i djegur ato. Po ashtu, akuzohet për keqtrajtimin e civilëve shqiptarë gjatë kësaj periudhe.

“Po ashtu, i pandehuri Z.A. në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare, ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës me rrethinë, pastaj kanë filluar të bëjnë plaçkitjen e shtëpive, e më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve ia kanë vënë zjarrin, po ashtu kanë marrë pjesë në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë”, thuhet tutje në njoftim.

Z.A., i cili i përket nacionalitet serb, ishte arrestuar fillimisht më 7 mars, ndërsa më 8 mars atij iu vendos masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika