Hoxha e PDK-së: Të vjedhësh bukën e qytetarëve, është hajni e paprecedent që ka instaluar qeveria e Kurtit

"Rozeta Hajdari, është një ministre e paaftë, e cila për dy vite e gjysmë, jo vetëm që nuk ka pasur kurrfarë rezultati, por ka qenë protagoniste e skandaleve të njëpasnjëshme. Po ju përkujtoj që Rozeta Hajdari është ministre e dënuar dhe me aktakuzë për dy çështje të ndryshme"

Eliza Hoxha
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë të dielën(sot)në konferencë për media se afera e re e përgjimeve që “dëshmon vjedhjen e qeverisë” në rezervat shtetërore, “është hajni e paprecedent që e ka instaluar pikërisht qeveria e Albin Kurtit”.

“Keqpërdorimi me rezervat shtetërore, është një nga skandalet korruptive që cenojnë jo veç rezervat, por edhe integritetin e përgjithshëm të institucioneve publike”, tha Hoxha.

Për këto “abuzime e afera korruptive” në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ajo i bëri ftesë organeve të drejtësisë që të marrin masa të menjëhershme. Hoxha rikujtoi se PDK-ja tash e 6 muaj me radhë e ka ngritur shqetësimin e saj në raport me rezervat shtetërore dhe dyshimet e bazuara për keqpërdorime, si në rezervat e grurit dhe sot kur po flasim edhe për rezervat e vajit.

“Rozeta Hajdari, është një ministre e paaftë, e cila për dy vite e gjysmë, jo vetëm që nuk ka pasur kurrfarë rezultati, por ka qenë protagoniste e skandaleve të njëpasnjëshme. Po ju përkujtoj që Rozeta Hajdari është ministre e dënuar dhe me aktakuzë për dy çështje të ndryshme. Dhe si duket kjo nuk i mjafton dhe tashmë e shohim teksa zhytet edhe më thellë në afera korruptive”, tha Hoxha.

Ajo tha se përgjimet e publikuara nga mediat, dëshmojnë për negociatat e qeverisë së Albin Kurtit me palë të treta, për kompani fiktive e me llogari bankare fiktive. Dhe mbi të gjitha, për pagesën e vajit, i cili nuk ka arritur kurrë në Kosovë.

Hoxha tha se ministrja Rozeta Hajdari si instrument i Kurtit, veproi njësoj edhe duke ia revokuar licencën Klan Kosovës, që është njëri prej mediumeve më të mëdha në vend, i ngritur me mundin e qindra gazetarëve dhe punëtorëve të gjerë, të cilët, për vite me radhë kanë dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në informimin e qytetarëve tanë.

“Ky veprim i paprecedent, përbën një akt autoritar që ndodhë në një shoqëri demokratike, dhe shpërfaq zellin e madh që ka Albin Kurti dhe qeveria e tij kundër mediave dhe fjalës së lirë. Me këtë veprim, kryeministri Albin ia ka vënë një njollë të errët Republikës së Kosovës dhe rendit tonë demokratik, të cilin e kemi aspiruar dhe e duam në mesin tonë”, tha Hoxha.

Mbyllja e një mediumi që nxiti reagime të shumta vendore e ndërkombëtare, sipas Hoxhës jo vetëm që nuk mund të arsyetohet, por përbën një kërcenim të hapur për sistemin e vlerave demokratike dhe është i pa pranueshëm.

“Prandaj, për Partinë Demokratike zgjedhjet janë të pashmangshme dhe duhet të ndodhin sa më parë në mënyrë që Kosova të rikthehet në profilin e saj si një shtet i ri e plot shpresë dhe me orientim të qartë e zhvillim shoqëror dhe ekonomik e demokratik”, tha deputetja Eliza Hoxha.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika