Danimarka shqyrton ndalimin e protestave për djegien e Kuranit

Qeveria daneze ka thënë se demonstrata të tilla janë në dobi të ekstremistëve dhe mund të kenë "pasoja të rëndësishme negative për Danimarkën"

Foto ilustrim

Danimarka është duke shqyrtuar ndalimin e protestave që përfshijnë djegien e Kuranit ose teksteve të tjera fetare, për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe diplomatike.

Ministria e Jashtme daneze ka thënë se derisa mbrojtja e lirisë së shprehjes është thelbësore, nga protesta të tilla përfitojnë ekstremistët dhe përbëjnë një kërcënim për sigurinë.

Kopenhaga po shikon mjete ligjore për të ndërhyrë në disa rrethana, duke përfshirë protestat jashtë ambasadave.

Kryeministri i Suedisë ka thënë gjithashtu se puna për një proces të ngjashëm ka filluar atje.

Të dy vendet skandinave janë vënë nën presion javët e fundit, pasi autoritetet dhanë leje për një sërë protestash të diskutueshme ku u shkatërrua libri i shenjtë i Islamit, duke ndezur tensionet diplomatike me disa vende me shumicë myslimane.

Në deklaratën e saj, siç ka raportuar BBC, Ministria e Jashtme e Danimarkës ka thënë se dëshiron të eksplorojë ndërhyrjen në disa protesta, ku “vendet, kulturat dhe fetë e tjera po ofendohen dhe ku kjo mund të ketë pasoja të rëndësishme negative për Danimarkën” – duke përfshirë shqetësimet e sigurisë.

Por, qeveria daneze ka theksuar se liria e fjalës ishte një vlerë themelore dhe çdo ndryshim duhet të bëhet “brenda kuadrit të lirisë së shprehjes të mbrojtur me kushtetutë dhe në një mënyrë që nuk ndryshon faktin se liria e shprehjes në Danimarkë ka një shtrirje shumë të gjerë”.

Deklarata gjithashtu pranoi në mënyrë specifike ndikimin që këto protesta të diskutueshme kanë pasur në reputacionin ndërkombëtar të Danimarkës, duke përsëritur dënimin e mëparshëm të qeverisë për djegien e teksteve fetare.

Këto protesta kanë arritur një nivel ku Danimarka “po shihet si një vend që lehtëson fyerjen dhe denigrimin e kulturave, feve dhe traditave të vendeve të tjera” në shumë pjesë të botës, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika