Fetoshi: Pa qartësi strategjike, rrezikojmë pasoja fatale

Në Rrethin Liberal të Dardhës, ku po diskutohet për implikimet e gjeopolitikës së re në hapësirën shqiptare, drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, tërhoqi vëmendjen për dimensionin hibrid të konfliktit gjeopolitik, duke e konsideruar kuptimin e tij si premisë të parë për përcaktimin e saktë të interesave aktuale shqiptare në Ballkan.

Gjatë sesionit “Gjeopolitika e re dhe ekonomia globale”, në kuadër të këtij takimi në Korçë, Fetoshi theksoi se lufta sot shtrihet përtej përplasjes ushtarake.

“Sot lufta është më shumë se përplasje ushtarake, prandaj duhet ta kuptojmë se jemi në luftë. Nëse s’nisemi nga kjo premisë, nuk i definojmë dot interesat aktuale shqiptare në Ballkan”, tha ai.

Duke iu referuar koncepteve të “krizës së legjitimitetit” të Jürgen Habermasit dhe “krizës së përfaqësimit”, të trajtuar në veprën Post-Democracy të Colin Crouch-it, Fetoshi foli për shkëputjen e sistemit politik nga pritjet dhe nevojat reale të qytetarëve.

Megjithatë, sipas Fetoshit, përtej këtyre vështirësive të demokracisë, rreziqet kryesore me të cilat përballen sot shqiptarët lidhen me sigurinë. Ai paralajmëroi për operacione hibride që, sipas tij, synojnë destabilizimin dhe dobësimin e besimit në orientimin dhe përkatësinë euroatlantike të shqiptarëve.

Në këtë kontekst, Fetoshi kërkoi një qasje gjithëpërfshirëse të shoqërisë civile, akademisë, bizneseve dhe politikës për ndërtimin e një përgjigjeje të përbashkët, të mbështetur në qartësi strategjike dhe forcim të partneriteteve brenda përcaktimit euroatlantik.

“Çdo rrugë tjetër është gabim dhe me pasoja fatale për shqiptarët”, theksoi Fetoshi.

Rrethi Liberal i Dardhës ka mbledhur studiues, figura publike dhe sipërmarrës shqiptarë nga vendet e Ballkanit për të diskutuar sfidat e rendit liberal në kontekstin e ndryshimeve gjeopolitike.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika