Abdixhiku akuzon Qeverinë: Polarizimi i shoqërisë sonë s’ka të ndalur

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po e polarizon shoqërinë

Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është shprehur i shqetësuar për “ekzistencën e një polarizimi të thellë të shoqërisë kosovare dhe e ka paraqitur [Rrugën e Re] si një rrugëdalje të mundshme për të ardhmen e vendit”.

Abdixhiku ka theksuar se polarizimi i shoqërisë ka vazhduar të rritet dhe se pushteti aktual po ndan dhe përçan popullatën në vend.

Në një klimë të tensionuar, sipas tij, përplasjet dhe krizat vazhdojnë të përhapen, ndërkohë që qytetarët ndihen të braktisur dhe spektatorë të fatit të tyre.

“Polarizimi i shoqërisë sonë nuk ka të ndalur. Pushteti po na ndanë, po na përçanë, po na lë në të njëjtin vend. Përplasjet na vijnë çdo ditë, krizat po aq shpesh, e ne jemi shndërruar spektatorë të fatit tonë teksa njerëz me plot urrejtje a pa vullnet për punë vendosin për ne”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Kryetari i LDK-së nëpërmjet një videoje ka treguar se ka takuar përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë, ligjërues universitarë dhe biznese të mëdha në vend.

Abdixhiku ka thënë se gjendja e tanishme nuk përfaqëson “vërtetësisht popullin e Kosovës dhe se ka potencial të jashtëzakonshëm për të ndryshuar dhe për të ndaluar gabimet e të kaluarës”.

“Pavarësisht bindjeve që mund t’i kemi, pavarësisht dallimeve që mund t’i gjejmë, ju ftoj të mbështesni Rrugën e re. Rrugën që s’bën gabimet e së shkuarës e ndalon theqafjen e tashme. Rrugën që s’merret me të kaluarën, por thjeshtë na bën të ardhmen. Rruga e re ka filluar dhe nuk do të ndalet.  Rruga e re ka nevojë për mbështetjen tënde”, ka shkruar Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika