Flet babai i ish-luftëtarit të UÇK-së që u arrestua në Tiranë: Nuk kemi ende informacione se për çfarë u ndalua

“U arrestua me kërkesë të Gjykatës Speciale. Deri më tash nuk na kanë dhënë informacione se përse u ndalua”, kështu ka deklaruar Dilaver Goxhaj pas arrestimit të djalit të tij në Tiranë, Dritanit Dhomat e Specializuara me seli në Hagë

Dilaver Goxhaj, babai i Dritanit, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciales, të hënën e 31 korrikut ka thënë se ende nuk ka ndonjë informacion pse u arrestua djali i tij.

“U arrestua me kërkesë të Gjykatës Speciale. Deri më tash nuk kanë dhënë informacione”, ka thënë Goxhaj.

Në emisionin “FIVE”, Goxhaj ka thënë se janë në pritje të avokatit të djalit të tij për të kuptuar më tutje për akuzat të cilat ngarkohet.

“Por, nuk e dimë ende se si përse, nuk e dimë ende pse është arrestuar nga një Gjykatë e Kosovës këtu. Jo ende nuk kam kontaktuar me të, tash do të dalë avokati”, ka vijuar ai.

Ndryshe, arrestimin e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj, e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, Gjykata Speciale, të cilët kanë thënë se Dhomat e Specializuara kanë kërkuar nga autoritet shqiptare për arrestimin e Goxhajt, me qëllim ekstradimin e tij në Hagë.

Lexo edhe: Arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK-së në Tiranë, deklarohet Specialja

 

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika