Haxhiu reagon pas dënimit të Krivaqës dhe Sejdiut: Gjykim i drejtë për krimin mizor

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ndërgjegja kolektive “mund të jetë më e qetë” pas dënimit maksimal të shqiptuar sot nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e Marigona Osmanit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ndërgjegjja kolektive “mund të jetë më e qetë” pas dënimit maksimal të shqiptuar sot nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e Marigona Osmanit.

Haxhiu, në një shkrim në Facebook, e ka cilësuar të drejtë gjykimin për rastin e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj.

“Gjykim i drejtë për krimin mizor”, ka thënë ministrja. “Gjykata Themelore në Ferizaj shqiptoi dënimin maksimal ndaj një prej krimeve më mizore të shkaktuara viteve të fundit, dhunës deri në vdekje ndaj Marigona Osmanit nga krimineli Dardan Krivaça dhe bashkëpunëtori në krim, Arbër Sejdiu”.

Ministrja Haxhiu ka deklaruar se “ndërgjegjja kolektive mbase mund të jetë më e qetë kur drejtësia në emër të popullit, vihet siç duhet”.

Haxhiu ka thënë se uron që drejtësia ndaj rasteve të dhunës e vrasjeve të grave të jetë në nivelin më të lartë profesional, “duke shqiptuar dënimet më meritore, të pandikuara dhe të pangarkuara nga mendime provinciale e patriarkale siç kemi parë në të kaluarën.”

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika