Ngrihet aktakuzë ndaj tre personave për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur këtë të premte aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër tre të pandehurve me inicialet L.D, K.H dhe O.H për sulm ndaj gazetarit Valon Syla

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special kundër tre personave me inicialet L.D, K.H dhe O.H. Ata dyshohet se me motivime ideologjike të ekstremizmit islame, kanë sulmuar fizikisht gazetarin Valon Syla dhe i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Sipas njoftimit të PSK-së, të pandehurit L.D, K.H dhe O.H. dyshohet se kryen veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” siç është parashikuar në nenin 185, paragrafi 3, nën-paragrafi 3.1, lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të KPRK-së.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër tre të pandehurve me inicialet L.D, K.H dhe O.H., pasi ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit, të motivuar me ideologji ekstreme radikale Islame, përkatësisht të besimit fetar, e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarit, gazetarit Valon Syla”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Me këto veprime të pandehurit L.D, K.H dhe O.H. në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor’’ nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të KPRK-së” thuhet në njoftimin e PSK-së.

Më 25 korrik, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurve K.H, O.K dhe L.D, për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 14 prill 2023, ua kishte caktuar masën e paraburgimit tre të pandehurve, L.D, K.H dhe O.H, dhe e njëjta ishte vërtetuar edhe nga shkalla e dytë.

Ndërsa, më 12 maj të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që të ndërpresë masën e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve, e njëjta masë ishte zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej dy muajsh.

Tre të dyshuarit u arrestuan më 12 prill, ndërsa Prokuroria Speciale më pas njoftoi se të arrestuarit janë personat e dyshuar me inicialet L.D, K.H dhe O.H., dhe se të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit’’.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika