Osmani viziton Istogun, bën homazhe te shtatorja e presidentit Rugova

Presidentja Osmani ka vizituar sot qytetin e Istogut, e cila u mirëprit nga kryetari i kësaj komune, Ilir Ferati, të cilët diskutuan për sfidat dhe mundësitë që komuna e Istogut të zhvillohet më shumë

Presidentja Osmani bën homazhe tek shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot qytetin e Istogut, e cila u mirëprit nga kryetari i kësaj komune, Ilir Ferati, të cilët diskutuan për sfidat dhe mundësitë që komuna e Istogut të zhvillohet më shumë.

“Bëmë homazhe te shtatorja e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, për të vazhduar pastaj me homazhe te familja Imeraj nga Padalishta, të cilës më 1999 iu vranë 19 anëtarë të familjes. Me një prezencë masive të mërgatës sonë dhe qytetarëve të Istogut, nderova me medalje presidenciale dëshmorë të UÇK-së, veprimtarë e sportistë”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka shkruar se ka pasur vizitë edhe te Shtëpia e të Moshuarve.

“Ndërkaq, në fshatin Veriq, vizitova shtëpinë e familjes Josiq, e cila u dogj ditë më parë nëpërmjet një akti barbar, por tashmë janë ndarë fondet për rindërtimin e saj. Kosova është shtëpi e të gjithëve pa dallim, ndërkaq Istogu gjithnjë ka qenë shembull i mirë i bashkëjetesës për të gjitha komunitetet”, ka shkruar tutje Osmani.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika