Munishi “godet” Dritën: Gabim i madh ishte emërimi i Vavalis

Trajneri i Ferizajt, Ismet Munishi nuk është i kënaqur me trajnerin e Dritës, Akis Vavalis

Trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi, beson se Drita ka gabuar me emërimin e Akis Vavalis si trajner.

Sipas tij, tekniku grek kishte qenë një nga arsyet pse ‘Intelektualët’ nuk u shpallën kampion sezonin e kaluar.

”Ne e pamë se si po mbrohet, në ligën e Kosovës duhet të sulmojë, dallojnë shumë konceptet. Gabim i madh ka qenë emërimi i tij, e humbën titullin. Duhet ta dijnë këtë punë,” tha Munishi në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.

Ai morri si shembull edhe politikat e klubit të njohur gjerman, Bayern Munich.

”Këta janë dashur të dalin kampion, pastaj ta emëronin si trajner. Bayern Munich del kampion, pastaj i shkarkon dy drejtorat,” tha Munishi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika