BE po i shqyrton bisedimet për liberalizimin e vizave për Turqinë në vjeshtë

Një zyrtarë i Bashkimit Evropian ka deklaruar se blloku do të diskutojë në vjeshtën për liberalizimin e vizave për Turqinë. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shfaqur optimizëm për rifillimin e bisedimeve për pranim pas hapjes së rrugës për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shfaqur optimizëm për rifillimin e bisedimeve për pranim pas hapjes së rrugës për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian tha të dielën se blloku do të diskutojë çështjen e liberalizimit të vizave për Turqinë në vjeshtë.

Paralajmërimet nga ana e zyrtarit të BE-së, erdhën mes një procesi të pritshëm në bisedimet e Ankarasë dhe Bashkimit Evropian për pranim.

Muajin e kaluar, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi përpara një samiti të NATO-s se “ata prisnin se BE-ja do t’i rifillonte bisedimet e pranimit pasi Ankaraja “hapi rrugën” për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Një zyrtar i BE-së, i cili donte të mbetej anonim, tha se rezultati i debatit për këtë çështje ishte i pasigurt, por Turqia mbeti një kandidate, një “vend kyç” me interesa të përbashkëta me BE-në në shumë fusha.

Ankaraja ka bërë thirrje për të ringjallur procesin e pranimit, përditësimin e Bashkimit Doganor BE-Turkiye, dialogët e rregullt të nivelit të lartë, liberalizimin e vizave dhe përpjekjet kundër terrorizmit.

Muajin e kaluar, Erdogan tha se ata prisnin hapa pozitivë nga BE-ja për liberalizimin e vizave dhe bashkimin doganor pas samitit të NATO-s në Vilnius, Lituani.

Duke thënë se këshilltari presidencial, Akif Çağatay Kılıç, ishte në Bruksel për bisedime, Erdogan në kthimin e tij nga Vilnius u tha gazetarëve se “ai do të diskutojë çështjen e bashkimit doganor dhe çështjet e liberalizimit të vizave. Besoj se këto do të jenë në favor të Turqisë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjithashtu na tha disa gjëra pozitive rreth kësaj sot. Mendoj se këshilltari im, Çağatay, do të kthehet me zhvillime pozitive.”

Erdogan nënvizoi se Turqia i përmbushi premtimet e saj përballë bllokut, duke shtuar: “Ne duam të shohim sa më shpejt të jetë e mundur rezultatet e prekshme të negociatave të kryera mbi një parim të favorshëm”.

Kujtojmë se Turqia ka historinë më të gjatë me Bashkimin Evropian dhe procesin më të zgjatur të negociatave.

Ndyrshe, Turqia nënshkroi një marrëveshje asociimi me paraardhësin e BE-së në vitin 1964, Komunitetin Ekonomik Evropian (EEC), i cili zakonisht konsiderohet si hapi i parë për t’u bërë përfundimisht një kandidat. Duke aplikuar për kandidaturë zyrtare në vitin 1987, Turqisë iu desh të priste deri në vitin 1999 për t’i dhënë statusin e vendit kandidat. Për fillimin e negociatave, megjithatë, Turqisë iu desh të priste edhe gjashtë vjet të tjera, deri në vitin 2005, një proces jashtëzakonisht i gjatë krahasuar me kandidatët e tjerë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika