Njohja e Kosovës nga Ukraina, analistët: Gjasat janë shumë të mëdha

Si shumë të mundshme por edhe që mund të marrë kohë, po e konsiderojnë njohës të zhvillimeve diplomatike, njohjen e Kosovës nga Ukraina. Përkundër lëvizjeve pozitive të ditëve fundit në këtë drejtim, ata e shohin si vështirë të realizueshme brenda një periudhe të shpejtë njohjen, me faktin që vendi ndodhet në gjendje lufte

Njohja e Kosovës nga Ukraina, analistët: Gjasat janë shumë të mëdha

Rreshtimin i parezervë përkrah Ukrainës në përballjen me Rusinë, përveç vlerësimit ndërkombëtarë, mund t’i sjellë Kosovës edhe një të mirë tjetër.

Njohja e shtetit tonë, është bërë temë diskutimi edhe në shtetin e përfshirë në luftë, e një gjë të tillë, e pohoi edhe ambasadori i këtij shteti në Serbi, Volodymyr Tolkach.

Sipas tij, një numër i caktuar i deputetëve në Parlamentin e Ukrainës po e përkrahin njohjen e mundshme të Kosovës.

Këto zhvillime, Visar Xani, i konsideron si pozitive, por se konkretisht deri tek njohja, procesi mund të marrë kohë.

“të ndodhë shumë shpejt kjo , nuk e besoj për shkak se do të ketë procedura dhe do të ketë nevojë të koordinimit për shkak se Ukraina tashmë vec gjendet në luftë dhe teknikisht e procduralisht do të kishte shumë telashe për të vazhduar një proces të tillë”, ka thënë Xani.

Ndërsa sipas Fidan Ukaj, Ukraina ka arsye të shumta që ta njohë shtetin e Kosovës.

“gjasat që njohja të ndodhë janë të mëdha për arsye se Kosova është rreshtuar me aleatat që ndihmuan Ukrainën dhe po e ndihmojnë Ukrainën në luftën e saj përball agresionit rus dhe ashtu sic dëgjuam që mundësia për njohje është e madhe por sigurisht kjo është në dorën e presidentit ukrainas, Volodimir Zelensky”, ka thënë Ukaj.

Në Kosovë, së voni ka pasur edhe vizita të deputetëve ukrainas që përfaqësojnë vendin e tyre në Parlamentin Evropian, ndërsa edhe liderë të vendit janë takuar me zyrtarë të ndryshëm ukrainasë, por një jetër lëvizje pozitive, erdhi këtë fundjavë.

Oleksandr Merezhko, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të  Ukrainës, ishte një prej nënshkruesve të letrës që i shkoi zyrtarëve të lartë të SHBA-ve, BE-së e Britanisë së Madhe.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika