Zyrtarisht, Harry Kane pjesë e Bayernit

Harry Kane zyrtarizohet te skuadra gjermane Bayern Munchen, ku ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027

Lojtari i ri i Bayern Muchen, Harry Kane

Lojtari i Anglisë, Harry Kane, zyrtarisht tashmë është pjesë e Bayernit.

Kane thekson se është i lumtur që është pjesë e Bayernit, duke thënë se gjithmonë dëshiron ta dëshmojë veten në nivele më të larta.

“Jam shumë i lumtur të jem pjesë e Bayernit. Bayerni është një prej klubeve më të mëdha në botë dhe unë gjithnjë kam thënë se dua të garoj dhe të dëshmohem në nivelin më të lartë gjatë karrierës sime. Ky klub definohet nga mentaliteti fitues. Ndihem mirë që jam këtu”, ka thënë Kane.

Kane ishte pjesë e Tottenham Hotspur që nga fillimi i karrierës së tij. Kontrata e anglezit do të zgjasë deri në vitin 2027, dhe i njëjti do ta mbajë fanellën me numrin 9.

Harry Kane lojtari më i ri i Bayernit

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika