Krasniqi pret në takim zëvendësministrin e punëve të jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay, me të cilin ka folur për zhvillimet e fundit në vend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka pritur në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay, në selinë qendrore të PDK-së.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se me zëvendësministrin Bozay ka folur për zhvillimet e fundit në vend dhe qëndrimet e PDK-së në lidhje me to.

“Mysafirët i njoftova me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, qëndrimet e PDK-së në raport me to dhe rrugën më të mirë përpara për vendin, drejt integrimit euro-atlantik e duke ruajtur raportet me aleatët përmes veprimeve të përgjegjshme politike”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka shkruar se ka falënderuar zëvendësministrin Bozay për vizitën, si dhe interesimin e gatishmërinë e shtetit të Turqisë për të ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetformimit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika