MPJD mohon pretendimet e Serbisë se Surinami tërhoqi njohjen për Kosovën

Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, në Prishtinë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka demantuar deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, sipas të cilit, Republika e Surinamit e ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës.

Në një përgjigje për Dukagjinin, MPJD ka thënë se “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk ka asnjë njoftim rreth ndonjë veprimi të tillë nga ana e shtetit Surinami”.

Tutje thuhet se një situatë të ngjashme ka pasur edhe muaj më parë kur Serbia pati paralajmëruar një numër të madh “çnjohjesh”, të cilat rezultuan të ishin të gjitha të pavërteta”.

“Përtej spekulimeve mediale dhe deklaratave të titullarëve në Beograd, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nuk ka asnjë njoftim rreth ndonjë veprimi të tillë nga ana e shtetit Surinami. Një situatë të ngjashme kemi pasur edhe muaj më parë kur Serbia pati paralajmëruar një numër të madh ‘çnjohjesh’, të cilat rezultuan të ishin të gjitha të pavërteta”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Tutje, MPJD ka thënë se po punon me intensitet në lidhjen e marrëdhënieve dhe rritjen e bashkëpunimit me shtete të cilat nuk e kanë njohur ende Republikën e Kosovës, duke mos lënë anash forcimin e marrëdhënieve dhe nisjen e iniciativave konkrete të bashkëpunimit me shtete, të cilat e kanë njohur Republikën e Kosovës, por me të cilat thuhet se për arsye të ndryshme nuk ka pasur aktivitete të dendura të përbashkëta.

Para disa jave u raportua nga ana e palës serbe se Surinami e ka çnjohur shtetin e Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika