Shtatë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bëhet e ditur se nga 486 testime, shtatë qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës,të hënën ka informuar se nga 486 teste kanë rezultuar shtatë raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Të hënën janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 792.

Në total numri i rasteve aktive është 328.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë një milion e 827 mijë e 827 doza të vaksinës.

Deri më sot 822 mijë e 583 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërsa, doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19, deri më sot janë dhënë 102 mijë e 349.

 

May be an image of text that says "COVID19 BASHKE IA DALIM! Të vaksinuar brenda 24 orëve 20 REPUBLIKA KOSOVES MINISTRIAESHENDETESISE Të vaksinuar me nje doze Doza të administruara në total 902.714 1.827.827 PERDITÄSIMI FUNDIT 16 MAJ, 2022 Të vaksinuar me dy doza Testime brenda 24 oreve 822.583 Doza të treta/përforcuse 486 102.349 Raste pozitive Vdekje 7 Pozitiviteti rasteve Të sheruar 1.44% 25 Raste Rasttie aktive 328"

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika