Turqia regjistron temperaturë rekorde

Turqia është përballur me një rekord të rrallë të temperaturës, ku termometri ka shënuar 49.5 gradë Celsius, duke bërë këtë një ngjarje të rrallë që ka ndodhur në provincën Eskishehër. Ministri turk i Ambientit, Mehmet Ozhaseki, e ka konfirmuar lajmin në rrjetin social X. Kjo temperaturë e lartë është ngritur mbi rekordin e vitit 2021, i cili ishte 49.1 gradë Celsius

Stamboll, Turqi.

Turqia ka regjistruar temperaturë rekorde prej 49.5 gradë Celsius, teksa ekspertët kanë paralajmëruar se trendi i valës së të nxehtit në Mesdhe do të vazhdojë deri në vitet 2040.

Temperatura rekorde është regjistruar të martën në provincën Eskishehër, ka thënë ministri turk i Ambientit, Mehmet Ozhaseki, në rrjetin social X, të njohur më parë si Twitter.

Sipas tij, rekordi paraprak është regjistruar më 2021 – 49.1 gradë Celsius.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar të mërkurën se vala e të nxehtit do të vazhdojë t’i rrisë temperaturat normale të sezonit për 11 gradë.

Arsyeja kryesore mbrapa kësaj vale besohet se qëndron te ndryshimet klimatike, ka thënë Baris Onol, profesor i meteorologjisë në Universitetin Teknik të Stambollit.

Ndonëse fenomeni El Nino, që aktualisht është aktiv, ndikon në rritje të temperaturave, valët e të nxehtit janë bërë viteve të fundit më të shpeshta dhe më të gjata, ka thënë Onol, shkruan REL.

“Turqia do të jetë më e ekspozuar ndaj temperaturave të larta në 30 deri në 40 vjetët e ardhshëm, sikurse gjithë rajoni i Mesdheut”, ka thënë Onol.

Ai ka parashikuar që piku i sezonit turistik në të ardhmen do të bartet në shtator dhe tetor.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika