Zgjedhjet presidenciale në Ekuador mes frikës për akte dhune

Autoritetet kanë vendosur më shumë se 100 mijë policë dhe ushtarë, për të mbrojtur procesin e shmangur mundësitë për dhunë

Në Ekuador po zhvillohen votime për të zgjedhur një president të ri ndërsa vendi është përfshirë së fundmi nga një dhunë e pashembullt, që çoi deri në vrasjen e një prej kandidatëve për president, në fillim të këtij muaji.

Mes kandidatëve kryesorë në zgjedhjet e së dielës është një aleat i ish-presidentit Rafael Correa, i cili është larguar nga vendi, si dhe një milioner me përvojë në fushën e sigurisë, që ka premtuar se do të jetë i ashpër ndaj krimit.

Autoritetet kanë vendosur më shumë se 100 mijë policë dhe ushtarë, për të mbrojtur procesin e shmangur mundësitë për dhunë. Përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Zgjedhor thanë se zgjedhjet do të dërgojnë “një mesazh të fortë demokratik, uniteti e shprese”.

Votimi në Ekuador është i detyrueshëm për shumicën e popullatës me të drejtë vote, por pjesëmarrja mund të ndikohet për shkak të frikës së njerëzve për të marrë pjesë në votime./VOA

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika