Mushkolaj pas vendimit të MASHT-it: Improvizimi dhe dështimi kanë emër

“Qeveria dhe Ministria e Arsimit po përpiqen që dështimin për furnizim të nxënësve me libra, ta mbulojnë me improvizim", ka thënë analisti politik Imer Mushkolaj

Analisti politik, Imer Mushkolaj në emisionin Debat Plus.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Arsimit për “dështimin” për furnizim me libra.

Për këtë, analisti ka thënë se Qeveria aktuale këtë dështim po e mbulon me improvizim.

Me anë të një postimi në Facebook, Mushkolaj të njëjtën e ka quajtur skandal, i cili sipas tij, po ndodh veç 10 ditë para nisjes së vitit të ri shkollor.

“Qeveria dhe Ministria e Arsimit po përpiqen që dështimin për furnizim të nxënësve me libra, ta mbulojnë me improvizim. Krejt skandali po ndodh 10 ditë para fillimit të vitit shkollor. Nxënësve nuk do t’iu sigurohen librat me kohë, ndërkaq s’ka garancë që një pjesë e prindërve nuk do t’i përdorin paratë e librave për tjetër gjë. Improvizimi ka emër, dështimi ka emër”, shkroi Mushkolaj.

Ndryshe, sot ministrja Nagavci bëri të ditur se janë duke e shqyrtuar mundësinë që librat shkollorë t’i blejnë prindërit e pastaj të rimbursohen nga Ministria.

Për këtë çështje kanë reaguar edhe partitë opozitare, të cilat e kanë cilësuar të dëmshme këtë mënyrë të shpërndarjes së librave.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika