Osmani nga Spanja porosi Beogradit: Kosova është një vend i pavarur

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka theksuar se Kosova është vend i pavarur e cila e ka kaluar testin e demokracisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka bërë të ditur se është duke marrë pjesë në një akademi verore të organizuar nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell.

Gjatë këtij organizimi, Osmani ka bërë të ditur se është pyetur nga publiku në Santander për Kosovën, ku ndër të tjera, ai ka theksuar se Maqedonia e Veriut ka marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale mes dy palëve.

Osmani nga Spanja theksoi se Kosova është vend i pavarur, e cila e ka kaluar testin e demokracisë.

“Kosova është një vend i pavarur, një demokraci e gjallë që në 15 vjet të ekzistencës së saj e ka kaluar testin e demokracisë dhe e ka dëshmuar veten si një partner kredibil i bashkësisë ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut e ka njohur Kosovën dhe ka zhvilluar marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale me të”, është përgjigjur Osmani.

Ndër të tjera, Osmani edhe një herë u bëri thirrje dy palëve, respektivisht Kosovës dhe Serbisë për marrëveshje bazuar në njohje reciproke.

“Jemi kaq krenarë që përfaqësuesi i Lartë, Borrell vendosi që bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës të zhvillohen në Maqedoninë e Veriut, në Ohër, gjë që mendoj se ishte një aktivitet i suksesshëm për të dyja. Dhe ne thjesht i bëjmë apel Serbisë dhe Kosovës që të vazhdojnë me zbatimin e dispozitave të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila në thelb e ka njohjen reciproke. Mendojmë se kjo është e vetmja rrugë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për ta vazhduar udhëtimin e tyre drejt integrimit në BE”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika