Pronari i objektit në Ulpianë paralajmëroi kallëzim penal, i përgjigjet Peci: Nuk ia kam frikën uzurpatorëve, zhvatësve e as kriminelëve

"Ka pasur dhe deputet që më kanë paditur, por askush në Kosovë nuk mund të flasë për një shkelje ligjore e hiç se hiç për keqpërdorim apo keqmenaxhim të një centi të taksapaguesve"

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Gjatë dirs së enjte, Lëvizja Vetëvendosje, kishte publikuar një video në të cilën shihej Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përballë objektit në Ulpianë ngjitur me AAK-në e duke deklaruar se pavarësisht denoncimit të tij, aty po zhvilloheshin veprimtari të paligjshme. Pas këtij publikimi, ka reaguar pronari i objektit, Yll Bogaj. Ky i fundit ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministrit Peci duke deklaruar se ajo çka e quan “përpjekje shantazhuese” e Ministrit Peci, po vazhdon tash e një vit.

E Bogajt, iu është kundërpërgjigjur vetë Peci duke thënë se nuk ua ka frikën “uzurpatorëve, zhvatësve e as kriminelëve që Kosovën e duan dhe e shohin si plaçkë”.

“Paradoksi: 700 metra katrorë lokal afarist në pronë të shtetit dhe padi Ministrisë se nuk i din mirë kufijtë!  I gjithë oborri i pronës së IBK-së është ndërtim i vrazhdë betoni i shndërruar në depo, ndërsa vazhdon euforia e kërcënimit me padi të Ministrit!  Për koincidencë edhe kumbara i tjetërsimit të pronave Fehmi Geci, përmes ish-punonjësve serb të IBK-së vazhdon ta përsërisë të njëjtën frazë. Ka pasur dhe deputet që më kanë paditur, por askush në Kosovë nuk mund të flasë për një shkelje ligjore e hiç se hiç për keqpërdorim apo keqmenaxhim të një centi të taksapaguesve”, ka shkruar Peci në Facebook.

Më tej Peci ka thënë se Kosova qëndron mbi themelin e gjakut të derdhur dhe në Kosovë ka ende njerëz që e dinë dh vlerësojnë këtë sakrificë.

“Sinkronizim i hatashëm e i vazhdueshëm! Të mjerë! Kosova qëndron mbi themelin e gjakut të derdhur, e ka akoma njerëz në këtë vend që e dinë dhe e vlerësojnë këtë sakrificë!”, ka shtuat Peci.

Peci, gjithashtu ka publikuar vendimin së cilit i referohet, “me të gjitha detajet, dëshmitë dhe arsyeshmërinë ligjore”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika