Sinani akuzon Serbinë për moszbatim të marrëveshjeve, thotë se pak ka shqiptarë në institucione

Këshilltarja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani, ka akuzuar Serbinë se po i zbaton qëllimet thelbësore të marrëveshjeve

Ardita Sinani

Këshilltarja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani, ka akuzuar Serbinë se po i zbaton qëllimet thelbësore të marrëveshjeve, siç janë integrimi, rimëkëmbja e shpejtë ekonomike, rikthimi i popullatës së zhvendosur dhe çmilitarizimi i rajonit nga njësitë speciale të sigurisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Sinani ka thënë se pak shqiptarë ka të përfshirë në institucionet e Serbisë.

Sipas saj, përveç obligimeve kushtetuese dhe ligjore, si dhe obligimeve që imponohen nga marrëveshjet ndërkombëtare, Serbia ka marrë edhe obligime të posaçme me tri dokumente të veçanta ndaj Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të cilat janë miratuar nga ana e Qeverisë.

“21 vjet më vonë, në të gjitha institucionet që nuk janë nën kompetenca të Komunave (që janë në kompetenca të Qeverisë Republikane ose Administratës së Rajonit), numri i shqiptarëve është simbolik, e ka madje institucione ku nuk ka fare shqiptarë. Jo vetëm që nuk janë punësuar shqiptarët lokalë, por janë sjellë edhe serbë të rajoneve të tjera nga Serbia. Kjo është Serbia për pakicat e saj kombëtare”, ka shkruar ajo.

May be an image of text

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika