Maqedonci: Mospajtimet politike nuk kanë arritur të thyejnë besimin e ShBA-së ndaj FSK-së

"Më të vërtetë, mospajtimet politike që kanë qenë, nuk arritur të thyejnë besimin që kemi me SHBA-të, besimin e ndërsjellë. SHBA-të e kanë dëshmuar me nënshkrim marrëveshjen (marrëveshjen për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar) që vazhdojnë të mbeten të përkushtuar për të qenë krah nesh..."

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka qenë i ftuar në emision “FIVE” në RTV Dukagjini, ku ka folur për detyrën  tij të re si ministër i Mbrojtjes.

Gjatë bisedës, Maqedonci ka folur edhe për përjashtimin e Kosovës nga ushtrimet ndërkombëtare “Defender Europe 2023”, për shkak të veprimeve të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës me ShBA-në.

Sipas Maqedoncit, ndërprerja e “Defender 23” ka dëmtuar vetëm imazhin, por jo diçka përmbajtësor, pasi regjimenti i parë i këmbësorisë së FSK-së që ka marrë pjesë në këto ushtrime, është validuar.

“Në fakt ndërprerja e Defender 23 ka ndodhë në kohën ku vetëm ka përfunduar pjesë operacionale, taktike dhe pjesë e këtyre trajnimeve. Mund të themi se të gjitha objektivat për të cilat i kemi planifikuar së bashku me aleatët amerikanë por edhe me vendet e tjera pjesëmarrëse, janë arritur, ndërprerja ka ndodhë për ditë që kanë qenë të planifikuar të marrin pjesë në ndjekjen e demonstrimeve të njësive, të aftësive që kanë marrë në Defender 23. Më shumë është një dëmtim imazhi sesa dëmtim përmbajtësor. Jemi duke pritur final indo që kemi është se të gjitha njësitë pjesëmarrëse janë validuar dhe të gjitha objektivat janë arritur. Jemi përgarit për dy vite për të marrë pjesë… Pjesëmarrja në Defender 23 nuk ka nënkuptuar në një ushtrim ndërkombëtar dhe duke qenë Kosova vend pritës, por, gjithashtu duke qenë një arritje e objektivave që kemi pasur në planin e zhvillimit. Që ka qenë valimi i regjimentin të parë të këmbësorisë. Gjë që edhe është realizuar”, ka thënë Maqedonci.

Më tej, ministri i ri i Mbrojtjes ka thënë se mospajtimet politike ShBA – Qeveri nuk kanë arritur të thyejnë besimin e ShBA-së që kanë në FSK-në dhe ministrinë që ai udhëheq.

Më të vërtetë, mospajtimet politike që kanë qenë, nuk kanë arritur të thyejnë besimin që kemi me SHBA-të, besimin e ndërsjellë. SHBA-të e kanë dëshmuar me nënshkrim marrëveshjen (marrëveshjen për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar) që vazhdojnë të mbeten të përkushtuar për të qenë krah nesh në proceset në cilat do të vazhdojmë të sfidohemi dhe të hyjmë…  Ndoshta për arsyet që SHBA-të që kanë qenë në krijimin e FSK dhe ministrisë… dhe në të gjitha proceset e zhvillimit ndjeshmëria mund të jetë më e lartë sesa me institucionet e tjera”, ka shtuar Maqedonci.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika