Pediatri brenda objektit të QKMF-së në Mitrovicë, objekti i ri ende i mbyllur

Prindërit në Mitrovicë vazhdojnë ende që fëmijët e tyre për kontroll te pediatri t’i dërgojnë në një vend që nuk është i destinuar për këtë qëllim. Ky profil vazhdon të punojë ende në aneksin e objektit të QKMF-së, ndonëse objekti i tij është ndërtuar. Nga QKMF-ja, thonë se e kanë të vështirë punën në objektin e tyre ku janë të vendosura edhe disa amabulanta specialistike të Spitalit.

Është pjesë ku marrin trajtim fëmijët e vegjël të Mitrovicës, por kushtet e kësaj hapësire lënë shumë për të dëshiruar.

Interieri pothuajse i shkatërruar e pastërtia në nivelin jo të duhur janë prezente pothuajse në çdo cep të këtij reparti.

Në hyrje ka një njoftim që tregon se gjendesh në repartin e Pediatrisë, por brenda nuk ngjason më të.

Adresa e vetme publike për prindërit është kjo hapësirë, por nga ta shfrytëzohet vetëm në rastet emergjente dhe atëherë kur nuk kanë mjete financiare për të shkuar në klinika private.

“Këtu për momentin pastërtia nuk është në nivelin e  duhur dhe pe shihni edhe vet më kamerë se në çfarë gjendje është. Unë në privat po i dërgoj rregullisht por vetëm këtë herë kam ardhë këtu, krejt kjo shkaku i gjendjes që është”, është shprehur Sali Latifi, qytetar nga Mitrovica

Si mos të mjaftonte kjo, ky repart vazhdo të punojë brenda objektit që nuk është i destinuar për të.

Aneksi i objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, është vendi ku vite më parë ishte ndarë për disa ambulance specialistike të Spitalit.

Drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, thotë se e kanë mjaftë të vështirë që të punojnë në objektin e tyre e ku një pjesë është e ndarë për kujdesin dytësor.

“Situata në shëndetësinë në Mitrovicë është kështu si është. Një numër i madh i ambulancave specialistike të Spitalit të Përgjithshëm operojnë brenda hapësirave këtu. Kjo na interferon në aktivitetet tona të përditshme”, ka thënë Sylejmani.

E, derisa QKMF-ja, ballafaqohet me hapësirë të vogël e Pediatria operon në një pjesë të ndarë, objekti i ndërtuar për këtë të fundit vazhdon të jetë i mbyllur.

Për arsyet e mos hapjes së objektit, Dukagjini ka pyetur Ministrinë e Shëndetësisë, por nuk ka marrë përgjigje.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika