Krasniqi kërkon nga institucionet më shumë angazhim për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar më shumë angazhim nga institucionet përkatëse për zgjidhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi FOTO:EO

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar të gjithë të zhdukurit me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, fati i të cilëve mbetet ende i pazbardhur.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka kërkuar më shumë angazhim nga institucionet përkatëse për zgjidhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur.

Po ashtu, kreu i PDK-së thotë se duhet të shtohet presioni mbi Serbinë për hapjen e arkivave.

Ai potencon rëndësinë e kapjes së kriminelëve të luftës, të cilët, siç thotë Krasniqi, duhet të vihen sa më shpejt para drejtësisë.

“Prapa secilit prej tyre, qëndrojnë familjet që mbi dy dekada jetojnë me dhembjen dhe ankthin e mosnjohjes së të vërtetës për ta. Institucionet e vendit duhet të angazhohen më shumë për zgjidhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur, si dhe institucionet ndërkombëtare duhet të shtojnë presionin mbi Serbinë për hapjen e arkivave, si dhe sa më shpejtë të vënë para drejtësisë kriminelët e luftës që kanë qenë përgjegjës për zhdukjen e tyre”, ka shkruar ai.

May be an image of 1 person

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika