Haradinaj në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve: Qëndrojmë të palëkundur për të kërkuar drejtësinë e munguar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se moszbardhja e fatit të të Zhdukurve me forcë mbetet plagë e hapur dhe dhembje që vazhdon

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ka thënë se moszbardhja e fatit të tyre mbetet plagë e hapur dhe dhembje që vazhdon.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka theksuar se do të qëndrojnë të palëkundur për të kërkuar të vërtetën dhe drejtësinë e munguar.

“Sot kur e gjithë bota kujton personat e zhdukur, zemra jonë rrah me familjarët që ende presin me ankth për fatin e të dashurve të tyre. Motrat, vëllezërit e fëmijët tanë të pagjetur mbesin plagë e hapur, dhembje që vazhdon. Qëndrojmë të palëkundur, për të kërkuar të vërtetën dhe drejtësinë e munguar! Jemi gjithmonë bashkë”, ka shkruar ai.

30 gushti është Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur.

Më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës, në Kosovë vazhdojnë të mungojnë edhe mbi 1600 persona, të zhdukur me dhunë.

Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika