Qeveria ndan mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore

Qeveria e Kosovës ka ndarë mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore

Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme e cila u mbajt në mënyrë elektronike, i ka ndarë gjashtë milionë e treqind e njëzetë e tre mijë e treqind e tetëdhjetë euro për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat një deri në pesë.

Kurse gjashtë milionë e gjashtëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e treqind e katërdhjetë euro për klasat një deri nëntë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot, në mënyrë elektronike, mbledhjen e radhës në të cilën ka ndarë 6,323,380 (gjashtë milionë e treqind e njëzetë e tre mijë e treqind e tetëdhjetë) euro për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1-5, dhe 6,617,340 (gjashtë milionë e gjashtëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e treqind e katërdhjetë) euro për subvencionimin e materialeve mësimore për klasat 1-9”, thuhet në njoftim.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se ankesat e qytetarëve për procesin e furnizimit të librave janë duke u shqyrtuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT).

Me anë të një postimi në Facebook, ministrja Nagavci ka deklaruar se ankesat e qytetarëve janë pranuar dhe se pagesat për nxënësit 5-vjeçar do të bëhen pas verifikimit të rasteve.

Vendimi për subvencionimin e teksteve shkollore është kritikuar nga partitë opozitare të cilat kanë shprehur shqetësimin se viti i ri shkollor mund t’i gjejë fëmijët pa librat e nevojshëm.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika