Kusari-Lila kritikon komunën e Gjakovës: Kush s’ka pasur interesim ta mirëmbajë dhe ta ruajë Muzeun e Muzikës, dihet

Me anë të një postimi në Facebook, Kusari-Lila ka reaguar pas djegies së Muzeut të Muzikës në Gjakovë. Ajo ka kritikuar komunën për mosinteresim të mirëmbajtjes së objektit dhe artefakteve që përmbante

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar komunën e Gjakovës për mosinteresim të mirëmbajtjes së Muzeut të Muzikës në Gjakovë.

Me anë të një postimi në Facebook, Kusari-Lila ka reaguar pas djegies së Muzeut të Muzikës në Gjakovë. Ajo ka theksuar se vendi në fjalë kishte pësuar degradim edhe para djegies.

“Andaj në mandatin tim si Kryetare e Komunës së Gjakovës, e vlerësuam se ishte më se e nevojshme të kishte një destinim për historinë e krijimtarisë muzikore nga Gjakova, vlerē kombëtare për gjithë shqiptarinë. Kush e dogji Muzeun e Muzikës, është pyetje për të cilen përgjigjen duhet ta japin organet kompetente. Por kush nuk ka pasur interesim ta mirëmbajë dhe t’a ruajë Muzeun, dihet. Komuna e Gjakovës nën qeverisjen aktuale, nuk e ka pasur as interesimin dhe as vëmendjen të merret seriozisht me këtë objekt të trashigimisë kulturore. Ai vend pësoi degradimin total para djegies finale”, ka shkruar Kusari-Lila.

Kjo e fundit ka theksuar se objekti duhet të rindërtohet, derisa ka shtuar se i njëjti duhet ta ketë destinimin paraprak të tij.

“Ky objekt duhet medoemos të rikthehet ashtu siç ishte. Duhet tē rindërtohet dhe për të duhet të kujdeset Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Pas rindërtimit duhet t’a merr menaxhimin dhe përkundesjen ndaj tij me destinimin paraprak, Muzeu i Muzikës shqipe.  Komuna nuk e ka as interesimin dhe as kapacitetin të ruajë dhe mbledhë artifaktet muzikore. Në vitin 2016 ishte bërë i tillë me kujdesin dhe përkushtimin e drejtorit të Kulturës të asaj kohe, Meriton Ferizi, për çfarë i jam mirënjohëse. Por, menaxhimi dhe përkujdesja e vazhdueshme me mundësi të mirëmbajtjes së mirëfilltë të Muzeut do të jetë sfidë gjithmonë, nëse nuk gjendet një zgjidhje e përhershme. Të shkatërosh është gjithmonë më lehtë se të ndërtosh e ruash, por vlerësohemi për çfarë ndërtojmë e lëmë pas dhe jo çfarë shkatërrojmë.”, ka shkruar Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka shërbyer edhe si kryetare e komunës së lartcekur.

Këtë të mërkurë, Muzeu i Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga një zjarr i madh, sipas  njoftimit të zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Për Portalin Dukagjini, ai ka bërë të ditur se njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve janë në vendngjarje dhe prokurori është njoftuar për ngjarjen.

Për momentin, sipas tij, hetimet janë në fazën fillestare dhe ende nuk ka indicie ose dyshime mbi shkaqet e zjarrit.

“Njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve janë në vendngjarje. Është njoftuar prokurori, hetimet janë në fazën fillestare, ende nuk kemi indicie as dyshimet mbi shkaqet e zjarrit.”, ka thënë për Portalin Dukagjini, Graishta.

Ai ka shtuar se policia është duke pritur raportin e ekspertit të zjarreve, ndërsa hetimet do të vazhdojnë të zhvillohen nga sektori rajonal i hetimeve.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika