Rroftë kinemaja! Nis në Venecia, festivali më i vjetër i filmit në botë

Pamje nga Festivali i Filmit në Venecia

Rroftë kinemaja!…Ishte ky mesazhi që çeli siparin e Festivalit më të vjetër në botë, mbrëmjen e së mërkurës, në një ceremoni kushtuar talentit në ekran dhe jashtë tij.

Festivali i Venecias nisi me një homazh ndaj karrierës së regjisores italiane, Liliana Cavani, ndërsa u përmend edhe mungesa e yjeve të Hollivudit, teksa greva e aktorëve mbajti larg tapetit të kuq, shumë prej emrave më të famshëm.

90-vjeçarja Cavani, e cila u vlerësua me luanin e artë për arritjet në karrierë, u kërkoi producentëve t’i kushtojnë më shumë vëmendje kontributit të grave në kinema.

“Jam gruaja e parë që e marr këtë çmim dhe kjo nuk është e drejtë. Ka gra skenariste dhe regjisore të cilat punojnë po aq mirë sa burrat dhe puna e tyre duhet të ketë mundësinë të shihet dhe vlerësohet. Duhet më shumë balancë”, ka theksuar Liliana Cavani.

23 filma përfshirë ato te regjisorëve Bradley Cooper, Yorgos Lanthimos, David Fincher apo Sofia Coppola do të garojnë për çmimin prestigjoz të luanit të artë në eventin që zgjat deri më 9 shtator.

Juria përbëhet nga emra të njohur si Jane Campion, Martin McDonagh, Mia Hansen-Lovedhe Santiago Mitre, me regjisorin e “La La Land” dhe “Whiplash” Damien Chazelle që do të mbajë rolin e presidentit. 

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika