Ish-zv. ministri i Arsimit: Me statistika të numrit të nxënësve, krahasohemi me vitet e 70-ta

Azem Guri, ish-zëvendësministër i arsimit, ka thënë se me statistikat që i kemi për numrin e nxënësve, krahasohemi me vitet e 70-ta, kurse sociologia Flakë Ymeri ka thënë se një ndër faktorët për këtë është edhe rënia e natalitetit

Azem Guri, ish-zëvendësministri i arsimit

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Azem Guri, ka folur në lidhje me rënien e numrit të nxënësve.

I ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, Guri, statistikat e fundit sa i përket numrit të nxënësve, i ka krahasuar me statistikat e viteve të 70-ta.

“Mbi bazën e të dhënave të fundit të Ministrisë, kemi një rënie jashtëzakonisht të madhe të numrit të nxënësve që mund të krahasohet me vitet e 70-ta”, ka thënë Guri.

E për këtë, Guri thotë se një ndër faktorët kryesorë është edhe ikja e qytetarëve nga Kosova.

Me një gjë të tillë pajtohet edhe Flakë Ymeri, sociologe, e cila thotë se faktor tjetër është edhe rënia e natalitetit.

“Një faktor tjetër është edhe rënia e natalitetit, për shkak të mirëqenies jo të mirë të qytetarëve”, ka thënë Ymeri.

Flakë Ymerin, sociologe

Sipas Ymerit, rënia e natalitetit po ndodh për shkak se shpenzimet janë rritur dhe se kërkesat e fëmijëve janë të mëdha.

Sipas statistikave të fundit në Kosovë mësimin parauniversitar e vijojnë rreth 300 mijë nxënës. 200 mijë prej tyre vijojnë shkollimin e obliguar, nga parafillorja deri në klasën e nëntë, kurse 100 mijë janë në shkollën e mesme të lartë.

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika