Dreshaj: Për vendimin e MASHT-it për librat duhet të kërkohej hetim

“Një veprim i tillë antiligjor i Qeverisë konkretisht i MASHT-it është një vendim i cili në një shtet normal, me një strukturë normale legjislative do të duhej të merrej në konsideratë dhe të kërkohet hetuesi për arsyet e dështimit të sigurimit të librave", ka thënë deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka komentuar vendimin e Ministrisë së Arsimit lidhur me mos-shpërndarjen e teksteve shkollore.

I ftuar në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Dreshaj ka thënë se për këtë vendim do të duhej të kërkohej hetim.

“Një veprim i tillë antiligjor i Qeverisë konkretisht i MASHT-it është një vendim i cili në një shtet normal, me një strukturë normale legjislative do të duhej të merrej në konsideratë dhe të kërkohet hetuesi për arsyet e dështimit të sigurimit të librave. Duhet të gjendet një formë që është e kapshme për popullatën, kemi njerëz që nuk dinë të aplikojnë online, kemi qytetarë që s’kanë gjiro llogari bankare, kemi fëmijë që kanë shkathtësi që janë para kohe pjesë e procesit mësimor, e të atillë që janë në hall me përmbaruesit, ka shumë probleme që në qeverisjet paraprake janë marrë parasysh. Kjo dukuri mund ta stimulojë familjen që nuk mund t’i sigurojë mjetet të ikë jashtë vendit, ose ta ndalojë fëmijën në shtëpi”, ka thënë ai.

Sipas tij, ky ka qenë “hap eksperimental, i pamenduar mirë por uroj që të mos jetë pengesë e zhvillimit të procesit normal mësimor”.

“Arsimi nuk lejon eksperimente”

Teksa ka folur për pasojat, Dreshaj ka theksuar se në arsim nuk lejohen eksperimentet.

“Në arsim duhet të jemi të kujdesshëm për shkak se arsimi nuk lejon eksperimente, një eksperiment i padëshmuar në fakte është aventurë në arsim, kemi pasur të tillë por që na kanë kushtuar shumë pastaj efektet i ka shumë të dëmshme, efektet e tilla mund të jenë ndonjëherë të parimparueshme ose mund të kërkojë kohë për t’u riparuar, nëse bëhet një dëm i tillë atëherë mund të presim me vite, zakonisht mund të presim 4-8 vite që të shihen efektet e dëmit”, shtoi ai.

Vizita e Osmanit në Shqipëri

 Sa i përket vizitës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Shqipëri, Dreshaj ka thënë se politika jonë e jashtme duhet të mendojë mirë e hapur për hapat që i ndërmerr.

Shqipërisë dhe Kosovës nuk i konvenon të ketë divergjenca në këtë fazë në aspektin e politikave globale edhe lokale dhe rajonale. Të dytë e në veçanti ne që jemi vëllai i vogël duhet t’i lëmë inatet dhe kryeneçësitë dhe t’i bashkojmë forcat pozitive për një të mirë të përgjithshme”.

“Kjo qeverisje na solli në masa sanksionuese, ekonomike, politike, përjashtim nga proceset ushtarake, sanksione nga SHBA-të, prandaj duhet të ndalemi dhe të mendojmë”.

Ndërsa për takimin e 14 shtatorit në Bruksel midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq, deputeti i AAK-së, nuk pret ndonjë marrëveshje finale.

Shumica e opozitës informohet lidhur me ecurinë e debatit në raport me atë çka plasohet në media. Debati që do të ndodhë në javën që vie uroj të jetë si duhet, produktiv por kushtet politike nuk janë pjekur që të presim ndonjë marrëveshje finale, mendoj që do të jetë një vazhdimësi e marrëveshjes së Ohrit dhe Brukselit ose të Bratisllavës”.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika