Putin: Nuk do të ketë marrëveshje për grurin pa u përmbushur kërkesat e Moskës

Presidenti rus Putin përsëriti para gazetarëve qëndrimin e Moskës se Rusia do të jetë e gatshme të kthehet tek marrëveshja e grurit vetëm pas përmbushjes së marrëveshjeve të tjera

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot pas takimit me homologun e tij rus Vladimir Putin në Soçi se marrëveshja për eksportin e grurit ukrainas nga tre porte të Detit të Zi mund të ringjallet së shpejti.

Por, Presidenti rus Putin përsëriti para gazetarëve qëndrimin e Moskës se Rusia do të jetë e gatshme të kthehet tek marrëveshja e grurit vetëm pas përmbushjes së marrëveshjeve të tjera.

Në korrik, Rusia u tërhoq nga marrëveshje e grurit me pretendimin se një marrëveshje paralele për heqjen e pengesave ndaj eksporteve ruse të ushqimit dhe plehrave kimike nuk po zbatohej.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se marrëveshja e grurit ishte çështja kryesore në bisedimet njëditore midis dy udhëheqësve në vendpushimin rus të Detit të Zi, Soçi, ku presidenti rus ka një shtëpi pushimi. Ai shprehu besimin se mund të gjendet një zgjidhje për këtë çështje.

“Turqia beson se brenda një kohe të shkurtër mund të arrihet një marrë veshje që i përmbush të gjitha pritshmëritë”, tha Presidenti Erdogan.

Por, Pesidenti rus Vladimir Putin përsëriti kritikat ndaj Perëndimit lidhur me marrëveshjen për eksportin e grurit ukrainas, të cilën Rusia refuzoi ta zgjaste në korrik.

“Perëndimi vazhdon të bllokojë eksportet e grurit dhe plehrave kimike nga Federata Ruse”, tha ai.

Por, Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë thënë se kërkesat e Presidentit rus janë një manovrim politik që synon të çojë përpara interesat e Kremlinit.

Marrëveshja e grurit, e cila u ndërmjetësua nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara një vit më parë konsiderohej jetike për rrjetin global të furnizimit me ushqime, veçanërisht në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi.

“Ne do të jemi të gatshëm të shqyrtojmë mundësinë e ringjalljes së marrëveshjes së grurit dhe i thashë Presidentit Erdogan se ne do ta bënim këtë menjëherë pas heqjes së kufizimeve ndaj eksportit të produkteve bujqësore ruse dhe zbatimit të marrëveshjeve të tjera mbi këto çështje”, tha Presidenti Putin.

Rusia është ankuar se një marrëveshje paralele që parashikonte heqjen e pengesave për eksportet ruse të ushqimeve dhe plehrave kimike nuk po zbatohej.

Ukraina dhe Rusia janë furnizuesit kryesorë të grurit, elbit, vajit të lulediellit dhe mallrave të tjera në të cilat mbështeten vendet në zhvillim.

Takimi mes Presidentit turk Erdogan dhe atij rus Putin zhvillohet në një kohë kur Ukraina ka intensifikuar kundërofensivën ndaj forcave ruse, më shumë se 18 muaj pas fillimit të agresionit rus./VOA

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika