Tahiri: Amerikanët s’do ta lejojnë Kurtin të fshehë përmbajtjen e bisedimeve në Bruksel, zbatimi i Asociacionit – tema qendrore

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka theksuar se tema qendrore në bisedimet Kurti-Vuçiq në Bruksel më 1 shtator, do të jetë zbatimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se amerikanët nuk do të lejojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të fshehë përmbajtjen e bisedimeve me Serbinë, që, siç thotë ajo, ka bërë deri më tash.

Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka theksuar se tema qendrore në bisedimet Kurti-Vuçiq në Bruksel më 1 shtator, do të jetë zbatimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Prej diskursit të luftës te marrëveshja pa njohje, pranimi i asociacionit, autonomi për pakicën serbe, tensionet në veri, ndërsa tash te zbatimi i Asociacionit, që do të jetë temë qendrore në dialogun e radhës – Amerikanët do të na tregojnë se çfarë u bisedua; nuk do të lejojnë Kurtin të fsheh përmbajtjen e bisedimeve siç bëri deri me tash”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, takimi i radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE), do të mbahet më 14 shtator, ka bërë të ditur përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell.

Kurti dhe Vuçiq u takuan për herë të fundit në Bruksel më 2 maj, nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u mbajtën më 23 prill në veri të Kosovës, të cilat u bojkotuan nga popullata lokale serbe. Që atëherë, tensionet dhe krizat kanë shpërthyer në mes të dy vendeve.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika