Merkel thotë se i “dhemb zemra” si politikane e CDU-së për fitoren e AfD-së në ish-Gjermaninë Lindore

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka reaguar ndaj rezultatit të zgjedhjeve në Saksoni-Anhalt, ku AfD-ja doli si forca e parë politike.

Merkel e cilësoi rezultatin si “thjesht tronditës”, duke thënë se si anëtare e CDU-së i “dhemb zemra” për rezultatin në një prej landeve të ish-Gjermanisë Lindore, ku ajo vetë u rrit.

“Ky është një ndryshim, një ndryshim vërtetë në historinë moderne gjermane që po përjetojmë”, tha Merkel siç e ka cituar DW.

Ajo paralajmëroi gjithashtu për rritjen e ndikimit të emocioneve mbi faktet në politikë.

Sipas saj, nëse emocionet do të mbizotërojnë ndaj fakteve, kjo do të përbënte një regres qytetërues.

“Progresi kryesor i iluminizmit ishte se shumica e njerëzve mund të binin dakord mbi faktet”, ka deklaruar Merkel.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika