Mirëpritet plani për ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veri

Banorët e Kroit të Vitakut në Mitrovicën Veriore po e vlerësojnë shpresdhënëse nismën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës për ndërtimin e dhjetëra shtëpive, pothuajse të gjitha me pronarë shqiptarë, të djegura gjatë e pas luftës. Megjithatë ata kujtojnë se në të kaluarën disa projekte kanë dështuar e shumë shtëpi kanë mbetur të pandërtuara, me pronar të cilëve nuk iu është ofruar as siguri fizike e as mbështetje financiare

Ndërtimi i 21 shtëpive në dy periudha dhe renovimi i 4 të tjerave në komunat veriore.

Ky është plani i Ministrisë së Infrastrukturës, i cili u bë i ditur nga ministri Liburn Aliu, ndërsa thuhet se kanë nisur edhe takimet me përfituesit e projektit.

Megjithatë për t’i kthyer të gjithë shqiptarët në shtëpitë e tyre në komunat veriore përafërsisht duhen edhe dhjetë projekte të tilla.

Betim Osmani tash jeton në jug të qytetit por shtëpinë ku u rrit e viziton shpesh, sidomos kur dëgjon lajme që i kthejnë shpresën.

“Kam pritur 24 vjet, nuk është problem pse pres 5-6 muaj ose 1 vit me u kthy në shtëpi. Sepse neve si qytetarë të veriut na ka shku si thonë “dhimbja në një vend” pastaj tash e 24 vjet nuk kemi mundur me i gëzu pronat tona”, ka thënë Betim Osmani, qytetar.

Përpjekjet private e shtetërore vazhdimisht kanë dështuar. Janë dhjetëra shtëpi të papërfunduara e të pajetueshme.

Arsyet janë të ndryshme por sipas Osmanit kryesorja është vullneti politik, gjë e cila e ka penguar në vitin 2016.

“Ministria për Komunitet dhe Kthim, Policia të gjitha shërbimet e sigurisë e ka ndalur punën që qytetarët të mos kthehen në veriun e Kosovës. Nuk kemi përgjigje, nga viti 2016”, ka thënë Betim Osmani, qytetar.

Mungesa e sigurisë fizike sipas tij ka penguar edhe fqinjët e tij në rindërtimin e shtëpive.

Këtë problem nuk e ka komuniteti serb.

Në pronat e blera nga shqiptarët janë ndërtuar banesa kolekteve e janë sjellë serbë, që sipas banorëve kanë jetuar nëpër pjesë të ndryshme të Serbisë.

Edhe në qytet shumë banesa me pronarë shqiptarë janë uzurpuar dhe sot banohen nga persona që nuk janë pronar të banesave.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika