Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Marrëveshja Bazë e arritur me Serbinë këtë vit, duhet të të zbatohet në plotni, pa vonesa dhe pa kushtëzime.
Kështu Bislimi deklaroi gjatë qëndrimi të tij në Holandë, ku ka zhvilluar një bisedë me studentë të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Leiden në Hagë dhe diplomatë të rinj.
“Sinjali që japin dhe raportet e përpiluara për Kosovën siç është vetë ai i Komisionit Evropian, i cili dëshmoi suksesin e vendit tonë, mund të përdoret si kriter matës për të treguar se Kosova e meriton statusin e vendit kandidat. Zëvendëskryeministri Bislimi foli dhe mbi prapavijën e procesit të dialogut me Serbinë dhe Marrëveshjen Bazike të arritur këtë vit. Ai tha se marrëveshja duhet të zbatohet në plotni, pa vonesa dhe pa kushtëzime, përmes një plani të sekuencimit të drejtë, të balancuar e gjithëpërfshirës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Sa i përket integrimit evropian, siç shkruan zyra e Kryeministrit, Bislimi ka thënë se Kosova, përmes dhe institucioneve të saj të maturuara e të përgatitura, është e gatshme të bëjë hapa tutje në proceset integruese.
“Sa i përket integrimit evropian, foli mbi mbështetjen e gjerë të qytetarëve ndaj anëtarësimit në familjen evropiane. Me rëndësi është fuqizimi i mesazhit se Kosova, përmes dhe institucioneve të saj të maturuara e të përgatitura, është e gatshme të bëjë hapa tutje në këtë proces. ‘Bashkimi Evropian është vizioni, fati e destinacioni ynë’, tha zëvendëskryeministri Bislimi. Sinjali që japin dhe raportet e përpiluara për Kosovën siç është vetë ai i Komisionit Evropian, i cili dëshmoi suksesin e vendit tonë, mund të përdoret si kriter matës për të treguar se Kosova e meriton statusin e vendit kandidat”, thuhet në njoftim.