Peleshi pret Maqedoncin në Tiranë, konfirmon mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka deklaruar se Shqipëria do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të pandërprerë për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik, gjatë vizitës së ministrit të ri të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, në Tiranë

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka shprehur mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Kosovën gjatë vizitës së ministrit të ri të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, në Tiranë.

Kjo vizitë nga ana e tij është vlerësuar si një shenjë e rëndësisë së marrëdhënieve strategjike mes dy shteteve shqiptare.

Ministri Peleshi ka theksuar se Shqipëria do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të pandërprerë ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare, në të gjitha nismat rajonale dhe në rrugën e integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike.

“Me ministrin e ri të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, i cili vizitën e tij të parë e zhvilloi në Tiranë. Shenjë e rëndësisë së marrëdhënieve strategjike mes dy shteteve tona shqiptare. Shqipëria do të vijojë pa u ndalur mbështetjen ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare, në të gjitha nismat rajonale dhe rrugën e integrimit në strukturat euroatlantike”, ka shkruar Peleshi në Facebook.

Gjithashtu, ai është shprehur se përpjekjet për të gjetur fusha të reja bashkëpunimi mes dy vendeve do të intensifikohen në interesin e përbashkët të tyre.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika