U rrah nga Radojçiqi për interesa financiare, shkarkohet kryetari paralel i Mitrovicës Verore

Aleksandar Spiriq, shkarkohet nga pozita e kryetarit të Komunës paralele të Mitrovicës së Veriut. Javën e kaluar u mësua se Spiriq ishte rrahur brutalisht nga Milan Radojçiq për interesa të ngushta financiare.

Para disa ditësh Dukagjini ka raportuar se kryetari i Komunës paralele të Mitrovicë së Veriut, Aleksandër Spiriq, është rrahur brutalisht nga Milan Radojçiq. Një gjë të tillë për Dukagjini e kanë konfirmuar burime brenda organeve të sigurisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në fund të gushtit, ndërkohë që nga të njëjtat burime nga organet e sigurisë konfirmohet se Aleksandër Spiriq është dërguar në malet e Kopaunikut dhe atje është rrahur brutalisht nga ana e Milan Radojçiqit.

Ndërkaq, Dukagjini ka mësuar se Spiriq, është shkarkuar nga pozita e kryetari të Komunës paralel të Mitrovicës së veriut.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika