Kurti në SHBA flet për dialogun: Serbia të jetë parimore dhe të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e tij me me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan, flet për dialogun Kosovë-Serbi dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Washington është pritur në takim me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Washington është pritur në takim me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan, me të cilin ka diskutuar për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit, thuhet se gjatë takimit është diskutuar edhe për invazionin dhe agresionin në Ukrainë dhe përpjekjet destabilizuese të Rusisë dhe të zgjatimeve të saj në rajon.

“Dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë dialog parimor që respekton barazinë e palëve në bisedime dhe që në qendër të marrëveshjes ka njohjen e ndërsjellë”, ka thënë Kurti, duke shtuar se kushtetutshmëria, integriteti territorial, sovraniteti dhe ligjshmëria ngelen të pacenueshme.

Sipas njoftimit, në këtë takim është diskutuar për rreshtimin e Kosovës me ShBA-në dhe botën demokratike në dënimin e invazionit dhe agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

I pari i ekzekutivit, po ashtu ka ritheksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Aleancën Veriatlantike (NATO).

“Kosova është e përgatitur për të thelluar partneritetin e bazuar mbi vlerat e përbashkëta me ShBA-në dhe është e përkushtuar në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në përfshirjen sa më të shpejtë në Programin e Partneritetit për Paqe, si hap i parë drejt anëtarësimit në NATO”, është shprehur Kurti.

Në anën tjetër, Sullivan ka shprehur mirënjohjen për ndihmën që ka ofruar Qeveria e Kosovës për refugjatët afganë dhe për strehimin e përkohshëm të tyre në Kosovë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika