Kina do ta menaxhojë linë e majmunëve sikurse COVID-19

Kina planifikon ta menaxhojë linë e majmunëve njëjtë sikurse i menaxhon infektimet me COVID-19

ILUSTRIM

Kina planifikon ta menaxhojë linë e majmunëve njëjtë sikurse i menaxhon infektimet me Coronavirus – virusin që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Autoritetet kineze kanë thënë se duke nisur nga 20 shtatori do të mund të marrin masa sikurse kufizimi i tubimeve, pezullimi i shkuarjes në punë apo në shkolla dhe mbylljen e zonave ku ka shpërthim të virusit.

Muajin e kaluar, Kina i ka regjistruar 500 raste me këtë infeksion.

Nën protokollet e njëjta – të kategorisë B – veprohet edhe për sëmundjet tjera si AIDS dhe SARS.

“Mbi 20 provinca kanë raportuar raste me linë e majmunëve në Kinë, prej rastit të parë të importuar në shtator të vitit 2022 dhe nisjes së përhapjes së tij në qershor të vitit 2023, duke shkaktuar shpërthime të vazhdueshme”, ka thënë Komisioni Kombëtar për Shëndetësi, shkruan REL.

Kina i menaxhon sëmundjet në bazë të kategorive.

Kategoria A u jep autoritet zyrtarëve që t’i vendosin njerëzit në karantinë.

Kina e ka ndryshuar statusin e COVID-19 nga kategoria A në kategorinë B, në fund të vitit 2022, pas tre vjetëve me kufizime të ashpra, që kanë përfshirë izolime të qyteteve.

Fillimisht e identifikuar në majmunë, kjo lloj lie bartet përmes kontaktit të ngushtë me një person të infektuar.

Në maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se lia e majmunëve nuk përbën më emergjencë shëndetësore publike.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika