Presidentja Osmani dhe USAID nënshkruajnë marrëveshje në vlerë prej 34.7 milionë dollarësh

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe USAID sot kanë nënshkruar një marrëveshje granti në vlerë në vlerë prej 34,7 milionë dollarë

FOTO: EO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogler, kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë prej 34.72 milionë dollarë.

Osmani me këtë rast ka thënë se marrëveshja nënshkruhet në bazë të amendamentit numër 5 të marrëveshjes së grantit.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili ka riafirmuar partneritetin afatgjatë të ShBA-së me Kosovën.

“Mendoj se është e duhur që të konfirmojmë partneritetin afatgjatë të SHBA-së me popullin e Kosovës”.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, Osmani ka thënë se si rezultat i kësaj marrëveshjeje, Kosova do t’i ketë në dispozicion 35 milionë dollarë.

“Kjo marrëveshje është dëshmi e mbështetjes së qeverisë dhe popullit tanë për vendin tonë. Një nga objektivat parësore të kësaj marrëveshjeje është të sigurojë shërbime më të mira për qytetarët tanë. Kjo marrëveshje do të ndihmojë në reduktimin e vazhdueshëm të korrupsionit”, ka thënë Osmani.

 

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika