Berisha: Kurti vazhdimisht manipulon

Ish-diplomati, Anton Berisha, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti "vazhdimisht manipulon" dhe se i njëjti "vazhdimisht i ik detyrimeve, vazhdimisht është duke konfrontuar Kosovën me botën perëndimore"

Ish-diplomati, Anton Berisha

Ish-diplomati, Anton Berisha, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, u pyet se nëse ka rëndësi se cila pikë e marrëveshjes implementohet e para.

Për këtë ai ka thënë se nenet e një marrëveshje zbatohen në bazë të nevojës dhe jo në bazë të rënditjes.

“Çdo nen ka të bëj me një temë të caktuar dhe nuk munden të gjitha ta kenë pikën një. Ky është manipulim i Kurtit i cili vazhdimisht manipulon, vazhdimisht i ik detyrimeve, vazhdimisht është duke konfrontuar Kosovën me botën perëndimore, dhe kjo është një brengë e madhe”, ka thënë Berisha.

Berisha ka thënë tutje se sjelljet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti janë “sjellje fëmijërore”.

“Sjelljet e tij (Kurtit) janë aq fëmijërore, luan lojë fëmijësh, i cili do domosdosshmërisht me kërkesat e tij dhe gjithmonë dikush ia bën me hile, dikush e mashtron por në fakt ata e kanë lexuar z.Kurti dhe është i lexueshëm sepse kjo politika e hileve që është tipike për modelin lindor, kjo nuk është diqka që Perëndimi e ka parë për herë të parë. Ky është duke i ikur detyrimit të shtetit të Kosovës”, ka shtuar ish-diplomati.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika