U ndalohet vozitja për tre muaj dy shoferëve që tejkaluan në vijë të plotë në Gjilan

Policia e Kosovës njofton se ndaj dy shoferëve në Gjilan janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 eurosh dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej 3 muajsh për tejkalim në vijë të plotë

Qyteti i Gjilanit

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan, në dy raste në ndara ka hasur në dy kundërvajtës në trafik të cilët kanë bërë tejkalime në vijë të plotë, me të cilat veprime kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.

Në komunikatën për media të policisë thuhet se ndaj dy shoferëve veç e veç janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 eurosh dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej 3 muajsh.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, Email: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika