Kurti e Bislimi mbajnë konferencë për media, s’dihet arsyeja

Takimi i 14 shtatorit u shpall i dështuar. As këtë herë, Kosova dhe Serbia nuk arritën të gjejnë gjuhë të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes bazike të arritur në fillim të vitit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, pritet të mbajnë gjatë së hënës konferencë për media, me fillim nga ora 10:30.

Arsyet e mbajtjes së kësaj konference nuk janë bërë të ditura.

Kjo konferencë vjen pak ditë pas takimit që pati Kurti në Bruksel me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, në kuadër të Dialogut.

Ndryshe, takimi i 14 shtatorit u shpall i dështuar. As këtë herë, Kosova dhe Serbia nuk arritën të gjejnë gjuhë të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes bazike të arritur në fillim të vitit.

Vuçiq insiston në themelimin e Asociacionit si veprim të parë, derisa për Kurtin hapat e ardhshëm janë vazhdimi i bisedimeve për implementimin e marrëveshjes në mënyrë “të sekuencuar”, përkatësisht zbatimin e nenve të saj ashtu siç janë radhitur në Marrëveshjen bazike për normalizimin e marrëdhënieve.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika