Kryediplomatja Gërvalla takohet me kryediplomatët evropian dhe aziatik në margjinat e Asamblesë së OKB-së

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takime të ndryshme në Nju Jork në kuadër të Asamblesë së OKB-së, ajo ka biseduar me kryediplomatët grek, islandez, dhe singaporian, me të cilët ka diskutuar për marrëdhëniet miqësore, ndryshimet klimatike dhe thellimin e bashkëpunimit

Ministrja e punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluara një  seri takimesh me kryediploamt të vendeve të ndryshme në Nju Jork, duke nisur me kryediplomat evropian deri të ata aziatik.

Gërvalla është takuar me kryediplomatin e ri grek, Giorgos Gerapetritis ku ajo e vlerësoj shtetin e Greqisë si një aktor kryesor Ballkanin Perëndimor.

“Greqia është një aktor kryesor në rajonin tonë me të cilin ne ndajmë një gamë të gjerë vlerash dhe qëllimesh. Në një takim të përzemërt me kolegun tim Giorgos Gerapetritis, diskutuam marrëdhëniet tona miqësore në biznes, kulturë dhe politikë. Jam mirënjohës për partneritetin tonë!”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

Gjithashtu kryediplomatja kosovare është takuar edhe me kryediplomaten islandeze Thórdís Kolbrún Reykfjörd Gylfadóttir me të cilën ka biseduar për ndryshimet klimatike.

“Gëzohem që takoj sërish kolegun tim të dashur Thórdís Kolbrún Reykfjörd Gylfadóttir  nga Islanda, këtë herë në margjinat e #UNGA78 . Ne diskutuam zhvillimet aktuale evropiane, ndryshimet klimatike dhe bashkëpunimin e ndërsjellë midis Islandës dhe Kosovës, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

Ndërsa ajo është takuar dhe me ministrin e Jashtme të Singaporit Vivian Balakrishnan më të cilin ka biseduar për thellimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

“Singapori është një shembull se si shtetet e vogla mund të arrijnë rezultate të shkëlqyera kundër të gjitha gjasave. Shumë mirënjohës për një takim të përzemërt dhe të detajuar me kolegen time Vivian Balakrishnan dhe diskutimin rreth një sërë mundësish për të thelluar më tej marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Singaporit në të ardhmen”, ka përfunduar Gërvalla Twitter.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika