MPJ-ja e Kroacisë: Dënojmë fuqishëm sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës

Ministria e Jashtme e Kroacisë ka reaguar në lidhje me sulmin në veri të Kosovës, ku një polic i Kosovës është vrarë. Ky dikaster dënon këtë akt të tmerrshëm, duke kërkuar që autorët e krimit të sillen para drejtësisë

Ministria e Jashtme e Kroacisë ka dënuar sulmin në veri, ku është vrarë një polic i Kosovës.

MPJ-ja kroate ka shprehur ngushëllime për familjen e policit të rënë në detyrë, gjersa ka kërkuar që autorët e krimit të mbajnë përgjegjësi dhe të sillen urgjentisht para drejtësisë.

“Dënojmë fuqishëm sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës herët në mëngjes. Ngushëllimet tona të përzemërta familjes së policit të vrarë gjatë kryerjes së detyrës dhe shërim të shpejtë për policin e plagosur. Autorët duhet të sillen urgjentisht para drejtësisë”, thuhet në njoftimin ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë.

Ndryshe, kujtojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika