Përfundimi i aksionit të policisë në Banjskë – gjithçka nga zhvillimet e fundit në veri

Policia e Kosovës të martën ka përfunduar bastisjet nëpër shtëpitë dhe objektet në dhe përreth fshatit Banjskë të Zveçanit. Ky fshat do të vazhdojë të jetë i bllokuar deri të paktën në orën 09:00 të së mërkurës kur pritet që autoritetet të vendosin se si do të veprojnë më tutje

Policia e Kosovës në pasditen e së martës ka përfunduar bastisjet nëpër shtëpitë dhe objektet në dhe përreth fshatit Banjskë të Zveçanit, dy ditë pas përleshjeve të armatosura me një grup personash, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, një polic i plagosur e dy të lënduar dhe tre sulmues të dyshuar.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, të martën ka bërë të ditur se ky fshat do të vazhdojë të jetë i bllokuar deri të paktën në orën 09:00 të 27 shtatorit, kur pritet që autoritetet të vendosin se si do të veprojnë në vazhdim.

Më 24 shtator, grupi, që fillimisht sulmoi Policinë e cila që po tentonte të largonte një bllokadë nga rruga, u strehua në manastirin e Banjskës prej ku vazhdoi sulmet ndaj Policisë.

Më 25 shtator, Policia e Kosovës ekspozoi armët dhe pajisjet e tjera që tha se i gjeti në Banjskë. Po ashtu, më 26 shtator, policia bëri të ditur se në Banjskë kishin konfiskuar edhe më shumë armatime të llojeve të ndryshme.

Gjatë ekspozimit të armëve në Mitrovicë të Jugut më 25 shtator, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se në dhe përreth manastirit në Banjskë janë gjetur armatim i kalibrave të ndryshëm, raketahedhës, eksplozivë, detonatorë emblema të ndryshme, dronë, letra ngjitëse me shenjën e KFOR-it, uniforma – disa prej të cilave me emblema të ushtrisë italiane – tabela veturash me akronime të qyteteve të ndryshme të Serbisë, granatahedhës dore (zolla), shumica e të cilave janë të prodhuara në vitin 2021.

Hoxha dhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, kanë akuzuar nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, se ka udhëhequr grupin prej 30 personash që sulmuan Policinë. Për më tepër, këta zyrtarë kanë thënë se Radoiçiq ka marrë pjesë personalisht në sulm.

Këto akuza më 26 shtator, Sveçla i mbështeti në një video të incizuar me dron, që tha se dëshmon se Radoiçiq ishte i pranishëm në Banjskë.

Lidhur me sulmin në veri, Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona dhe ndaj tre prej tyre kanë shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Sulmi i 24 shtatorit është dënuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
(ShBA) dhe Bashkimi Evropian.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika