Stano: Hetimi për sulmin terrorist në Banjskë duhet të bëhet i plotë, pastaj mund të marrim vendimet e nevojshme

"Kur kemi pamje të plotë e të qartë nga hetimi se çfarë ka ndodhur, kush ishte prapa kësaj, kush është përgjegjës, atëherë do të marrim vendimet e nevojshme. Në këtë moment është me rëndësi të qartësohen të gjitha faktet”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se BE-ja nuk mund të dalë me përfundim apo masa ende pa u kryer të gjitha hetimet në lidhje me sulmin ndaj Policisë së Kosovës nga grupi kriminal serb në fshatin Banjskë të Zveçanit, të dielën e 24 shtatorit.

Sipas tij, një herë është e rëndësishme të qartësohen të gjitha faktet, pastaj të dilet me përfundime.

“Kemi pasur ndryshim shumë të madh të rëndësishëm, pas sulmeve terroriste të së dielës në veri të Kosovës. Për ne është me rëndësi që të bëhet hetim i plotë, të përfundohet hetimi. Kur kemi pamje të plotë e të qartë nga hetimi se çfarë ka ndodhur, kush ishte prapa kësaj, kush është përgjegjës, atëherë do të marrim vendimet e nevojshme. Në këtë moment është me rëndësi të qartësohen të gjitha faktet”, ka thënë Stano.

Ndërsa, për për videon që e publikoi ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ku shihet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq në Banjskë duke udhëhequr një grup terroristësh, Stano ka thënë se “BE-ja nuk mund të japë ndonjë përfundim duke u bazuar në atë video, pa u kryer të gjitha hetimet”.

“Ne nuk nxitojmë të dalim me përfundime bazuar në një video apo në diçka që është postuar aty këtu. Hetimi duhet bërë plotësisht, që BE-ja të ketë pamje të qartë se çfarë ndodhi dhe kush është fajtor”, ka vijuar ai.

Ndërkaq, edhe dje, Stano ka deklaruar se përgjegjësit për sulmin terrorist të së dielës  duhet të sillen para drejtësisë.

Kështu është përgjigjur ai, teksa është pyetur se a pret që Beogradi t’i transferojë në Kosovë të kërkuarit që po trajtohen në spitalet e Serbisë dhe a do të ketë rol në këtë BE-ja.

“Në lidhje me përgjegjësinë dhe mosndëshkueshmërinë, pozicioni i BE-së është i qartë. E kemi thënë disa herë, dhe po e përsëris: tani për tani, është shumë e rëndësishme që të jenë të gjithë faktet, të jetë plotësisht e qartë dhe plotësisht e hetuar se çka ndodhi, si ndodhi, kush po merrte pjesë, kush po e organizonte dhe të gjithë ata përgjegjës për këtë sulm të tmerrshëm terrorist, duhet të vihen para përgjegjësisë dhe ballafaqohen me drejtësinë. Kjo është e padiskutueshme, dhe është qëndrim i prerë i BE-së”, u shpreh ai.

Sipas Stanos, në këtë fazë është e rëndësishme që të ketë qartësim të plotë dhe një hetim të mirëfilltë për të parë se kush mban përgjegjësi.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika